KREMTOHET NË BOSTON NGRITJA E FLAMURIT SHQIPTAR
Nga Rozi Theohari
Festimi i 98-vjetorit të Ditës së Pavarësisë filloi me celebrimin e darkës në “Renaissance Ëaterfront hotel Boston” më 27 nëntor 2010, ku morën pjesë bostonianë të vjetër e të rinj, miq e të ftuar si dhe shqiptaro-amerikanë nga të gjitha trojet etnike. Të ftuar ishin zonja Arta Rama, konsullja e Kosovës, Dr. Anna Kohen, presidente e organizatës “Motrat Qiriazi” në Nju-Jork, zonja dhe zoti Van Christo, përfaqësues të shoqatës “Kosova” e të tjerë. Shoqata shqiptaro-amerikane MASBESA, e cila organizoi mbrëmjen, nderoi me “Dekoratën e Mirënjohjes” Dr. Anna Kohen, për kontributin në ndihmë të shqiptarëve në nevojë, për ndihmën e madhe e të pakursyer që ajo dhe organizata që drejton i kanë dhënë diasporës së Massaçusettsit, sidomos ndihmës për shëndetin e fëmijëve kosovarë. Gjithashtu shoqata “Kosova” e nderoi Dr. Anna Kohen me çertifikatën e “Mirënjohjes” për kujdesin që tregoi rreth shëndetit të fëmijëve ardhur nga Kosova…
PDF: 20101128_Boston