Ilyria: AAWO ne New York Feston 7-8 Marsin – March 22, 2013

Standard

AAWO ne New York Feston 7-8 Marsin

Eshte bere tashme nje tradite shume e bukur festimi i 7-8 Marsit, dy diteve te shenuara per mesuesit dhe nenat e grate shqiptare nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” ne New York.

Pranvera troket me keto dy festa, natyra gjallerohet dhe imazhi i rrugeve te mbushura me femije e te rinj qe vrapojne me tufat e mimozave te celura si miliona diej te vegjel qe mbushin ajrin me aromen e tyre, vjen tek ne me i forte se kurre.  Nuk gjen nje grua apo mesuese shqiptare te mos kete mall dhe nostalgji per keto dy festa qe nder vite u shnderuan ne dite nderimi per mesuesin dhe nenen dhe te marra se bashku per dijen, sakrificen, vetemohimin e rolin vendimtar qe nena dhe mesuesi luajne ne te ardhmen e shoqerise.  Pikerisht nga ky mision sa i rendesishem aq dhe human i mesuesve dhe nenave Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi” me nje deshire e perkushtim te admirueshem per te nderuar nenat, mesueset, dhe gruan e suksesshme shqiptare kudo ku ajo ndodhet, krijoi kete tradite kaq te bukur te festimit te 7-8 Marsit edhe ketu ne New York duke sjelle prane kujtdo qe merr pjese ne kete aktivitet jo vetem kujtime te bukura por dhe gezimin dhe harene e festes me te gjitha ngjyrat e saj pranverore, krenarine e te qenurit e vleresuar dhe pjesetare e nje komuniteti te nderuar.

Edhe këtë vit mbremja e shenuar u zhvillua ne 10 Mars ne restorantin e mirenjohur Macelleria,  në Meat Packing District në Manhattan.  Ambjentet e restorantit Macelleria me pamjen festive, e te mbushura me muzike shqiptare te pergatitura nga DJ Çuni krijuan nje atmosfere shume familjare e te ngrohte per gjithe pjesmarreset.  Fustanet shume ngjyreshe dhe veshjet elegante te zgjedhura dhe kombinuara me kujdes me kepucet, cantat apo modelin e flokeve te linin te kuptoje se sa shume rendesi kishte kjo mbremje per gjithe pjesemarreset, ishte mbremja e tyre, por gjithashtu shpalosnin dhe nje tradite te njohur shqiptare qe miqte i respekton edhe me menyren e veshjes.  Grate qe kete mbremje dukeshin edhe me te bukura, te veshura me konfidencen e me arritjet e tyre domethenese ne familje dhe ne karriere, pershendeten njera tjetren, biseduan, e shijuan ambjentin e krijuar per disa ore.  Te njohura prej vitesh ne te tilla aktivitete apo te takuara rishtazi, Shqiptaro-Amerikane apo Amerikano-Shqiptare ato dukeshin te gjitha mikesha te mira qe i gezoheshin pranise se njera-tjetres dhe momentit te festes dhe kjo kenaqesi fal deshires dhe perkushtimit te Organizates Shqiptaro-Amerikane te Grave “Motrat Qirjazi” e cila per pothuajse 20 vjet ka qene organizata me e dashur, me e afert, me perkrahese e jo rralle ne ndihme te gruas shqiptare.

Eshte mbreslenes aktiviteti i kesaj shoqate por njekohesisht dhe profesionalizmi i drejtuesve te saj gjithashtu dhe i shume prej pjesmarresve ne kete mbremje.  Dr. Anna Kohen qe gjithmone te frymezon me gjallerine, buzeqeshjen dhe fjalen e saj si dhe grate aq te respektuara dhe te suksesshme te Bordit Drejtues te Shoqates edhe kete vit krijoi nje ambjent te mrekullueshem feste.  Pas nje recepsioni nje oresh, te ftuarit u ulen per te shijuar darken si edhe ceremonine e dhenies se cmimeve.  Mbremjen e pershendeti Dr. Anna Kohen, Presidente e Shoqates e cila i uroi mireseradhjen te ftuarve ne emer te saj dhe te Bordit Drejtues.  Dr. Kohen theksoi rendesine e punes qe behet nga Shoqata duke permendur disa nga aktivitetet me te rendesishme te viteve te fundit.  Ajo gjithashtu beri te ditur se Shoqata po pergatitet dhe do te organizoje ne vjeshten e ketij viti nje aktivitet tjeter te nje rendesie te vecante me rastin e 20 Vjetorit te themelimit te saj.

Pas fjales se Dr.Kohen per te pershendetur gjithe te ftuarat dhe nenen e saj nje vajze e re e talentuar Dea Elezaj, zeri i embel i se ciles ka kumbuar në skenat Amerikane ku ajo këndon si pjesëtare e National Honor Children’s Choir kendoi kengen aq te njohur te Nenes e shoqeruar nga kori i gjithe pjesemarreseve ne hymnin per Nenen.  Nje efekt te vecante pati poezia “Mbreteresha Ilire” e recituar me pasion nga Xhesika Mulliqi.  Prekese dhe mbreselenese ishte poezia kushtuar Nenave e shkruar mjeshterisht ne shqip nga Professor Carrie Hooper, qe ndonese e verber eshte nje njohese dhe folese e shkelqyer e gjuhes shqipe; kjo poezi u percoll me ndjenje tek pjesemarreset nga Loreta Dangellia duke krijuar nje moment sa te bukur aq dhe prekes.

Mbremja ishte ne nje moment kulmor kur Dr. Kohen hapi ceremonine e dhenies se cmimeve.  Kete vit Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” nderoi me Cmimin “Mesuesja e Vitit” Ms. Nora Shabani – ESL Teacher në Queens dhe Cmimin “Gruaja e Vitit” Ms. Anila Coniku Nicklos e cila punon si kordinatore e burimeve njerëzore në Cleveland Clinik në Ohio.

Mrs Agata Mishto nje avokate e re dhe bashkeshorte e Ambasadorit Shqiptar ne Kombet e Bashkuara prezantoi Ms. Nora Shabani nje vajze Americano-Shqiptare, e lindur dhe e shkolluar ne New York nga nje familje Kosovare, e cila eshte nje mesuese e talentuar qe me dashuri dhe perkushtim ndihmon femije emigrantesh ngado qe vijne, mes te cileve dhe Shqiptare, per te mesuar Anglishten por njekohesisht dhe per t’u adoptuar me vendin dhe shoqerine e re, proces i cili eshte sa i veshtire e delikat aq dhe human.

Ne fjalen e saj falenderuese Nora Shabani shprehu mirenjohjen e thelle per Shoqaten Shqiptaro-Amerikane te Grave “Motrat Qiriazi” per vleresimin e saj me cmimin “Mesuesja e Vitit”.  Ajo e ndjen ate si nje pergjegjesi per te punuar edhe me shume per edukimin e brezave te rinj, per te qene sa me prane me nxenesit e saj, per tu krijuar atyre mundesite e duhura per sukses.  Ms. Shabani falenderoi gjithashtu nenen e saj qe ishte e pranishme ne kete aktivitet te rendesishem per sakrificat e bera, pa perpjekjet e se ciles, sic tha ajo, nuk do kish arritur aty ku eshte sot.

Me pas Ms. Albana Konci Kaufman ftoi Ms. Admira Shehu Jorgji, nepunëse e Konsullatës së Shqiperise ne Kombet e Bashkuara te prezantonte “Gruan e Vitit” Ms. Anila Coniku Nicklos, e cila jeton ne qytetin e Cleveland, Ohio.   Ms. Ada Shehu Jorgji foli per disa nga projektet e komunitetit shqiptar ne Cleveland, projekte ne te cilat Ms. Anila Coniku Nicklos ka dhene nje ndihme te konsiderueshme.  Projekti me i fundit, “Kopshti Kulturor Shqiptar” me statujen e Nene Terezes ne Bulevardin “Martin Luther King Jr.”, ne Cleveland.

Se fundi foli Ms. Anila Coniku Nicklos kjo grua e sukssesshme dhe elegante qe vazhdimisht krahas punes se perditeshme mendon per projekte te mundshme ne dobi te komunitetit shqiptar kudo qofte ai.  Ajo falenderoi nga zemra, Dr. Kohen, Bordin Drejtues te Shoqates si dhe gjithe te ftuarit dhe terhoqi vemendjen dhe interesin e te pranishmeve kur permendi influencen dhe rolin e vecante te Dr. Kohen ne formimin e saj.  Ajo e kishte njohur dhe adhuruar Dr. Kohen nepermjet emisioneve televizive ne Shqiperi nderkohe qe rritej.  Dhe mund te thuhet nga puna dhe arritjet e deritanishme te saj se Dr. Kohen ka qene vertete nje shembull dhe frymezim per te.

Ms. Anila Coniku Nicklos duke falenderuar dhe nje here auditorin e mrekullueshem per vleresimin dhe ngrohtesine, perfundoi fjalen e saj duke theksuar se e ardhmja eshte me shume pergjegjesia jone se  “Si gra dhe nena ne kemi nje force te jashtezakonshme ne formimin dhe edukimin e brezave te rinj.”

Mbremja vazhdoi e gezuar nen tingujt e muzikes shqiptare deri ne oret e vona te saj.

Surpriza e mundesi te reja shpalosen perpara Shoqates Shqiptaro – Amerikane te Grave “Motrat Qiriazi” ne kete vit jubilar te 20-Vjetorit te saj.