Presidenti I republikes se Shqiperise pershendet AAWO – October 6, 2013

Standard

E nderuara Dr. Kohen,

Kujtoj me kenaqesi biseden miqesore qe zhvilluam gjate vizites sime ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ndaj dhe permes kesaj letre, deshiroj t’ju shpreh falenderimet e mija te sinqerta!

Deshiroj, me kete rast, t’ju percjell edhe nje here urimet me te mira me rastin e 20-vjetorit te themelimit te Organizates Shqiptaro-Amerikane te Gruas “Motrat Qiriazi”, per misionin njerezor dhe veprimtarine efikase pergjate ketyre viteve, ne fisnikerimin e shpirtit, statusit dhe zerit te grave shqiptare, per t’u mundesuar pjesemarrjen e suksesshme ne shume fusha te jetes.

Eshte per t’u admiruar kontributi i spikatur, dhe arritjet e medha te kesaj organizate, per te cilen do te ruaj nje nderim dhe vleresim te larte!

Duke ju uruar edhe nje here kremtimin e 20-vjetorit te themelimit te Organizates Shqiptaro-Amerikane te Gruas “Motrat Qiriazi”,

Me pershendetjet e mia me miqesore,

Bujar Nishani

Pershendetja e Presidentit Bujar Nishani.preview